Chollet udhëton në Bruksel, takohet me Lajçakun dhe diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

17:22 | 04 Prill 2023

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet gjatës ditës së sotme ka takuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Chollet ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përkushtimin për të mbështetur Ballkanin Perëndimet drejt intergrimit në BE.

“I gëzuar që bisedova me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Nga fotografia që ka publikuar këshilltari amerikan shihet se Chollet po qëndron në Bruksel.

E sot gjatë ditës, atje janë takuar edhe Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq me Miroslav Lajçak për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh mes dy vendeve.

Komento: