
Hovenier: Finlanda dhe ShBA-ja prej kohësh partnerë në Kosovë, përfshirë edhe KFOR-in.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar Finlandën për anëtarësimin në NATO.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se ShBA-ja dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë, përfshirë edhe si pjesë e KFOR-it.
“Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë. Ne jemi NATO, më të fortë së bashku”, ka shkruar Hovenier.