Lumir Abdixhiku: Ftoj organet e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit e gazetarit Valon Syla

11:14 | 12 Prill 2023

Abdixhiku: Ftoj organet e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit Valon Syla, siç dhe ka kërkuar dhe angazhimin e institucioneve të rendit për vënien para drejtësisë të sulmuesve.

“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë – shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit”.

“Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”, ka thënë Abdixhiku.

Komento: