
Gazetari Valon Syla ishte objekt sulmi mbrëmjen e së martës, nga tre sulmues tashmë të identifikuar, që ai i quajti “islamikë fanatikë”.
Një ditë pas sulmit, ai ka dalur publikisht për të rrëfyer ndodhinë, në emisionin “Pressing” në T7.
Ai shihet me fasho në kokë, ku edhe mori lëndime pasi u godit me një orë dore.
Vetë Valon Syla tha se me të ndodhur sulmi, i ka njoftuar familjarët e tij, për t’iu treguar se është mirë.
“Problemi kryesor me këtë rast është se pak a shumë jemi të mësuar me këso raste, ne si gazetar. Por problemi është me familje. Ata shqetësohen”, ka rrëfyer Valon Syla.
Ai tha se sulmi ka ndodhur kryekëput shkaku i mendimeve të tij për hoxhën Mazllum Mazllumi nga Prizreni, i cili së fundmi mori dhuratë një veturë luksoze në ditën e pensionimit.