Kurti flet nga Kumanova, kjo është kërkesa e tij

23:27 | 07 Prill 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një fjalim në Kumanovë.

Në këtë tubim, Kurti ftoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që ta votojnë Rekën, për kryetar të shtetit.

Kurti porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të zgjohen dhe ta thonë fjalën e tyre.

“Më shumë ka shqiptarë nga Maqedonia në mërgatë se sa në vendin e tyre. Prandaj janë tri Kumanova, një është në Turqi, një tjetër në Zvicër dhe kjo Kumanova këtu. Të tri kumanovat duhet ta shfrytëzojnë të drejtën për të zgjedhur natyrshëm për ta bërë Blerimin president.

Maqedonia e veriut duhet të bëhet vend i jetueshëm edhe për shqiptarët. Kohën e fundit shqiptarët kanë heshtur për shkak të tentim puqit të Rusisë dhe Serbisë, e tash që Maqedonia e ndryshoi emrin dhe mbaroi Gruevski, shqiptarët duhet ta thonë fjalën e tyre.

Blerim Reka bashkë kryeministrin Zaev mund ta bëjnë ndryshimin. Blerim Reka është për ju, fati e ka vënë kandidatin në krye të listës dhe fati i tij jeni ju”, ka thënë Kurti në Kumanovë.

Komento: