Dalin detaje rreth djalit që ia preu kokën nënës së tij, ja sa herë ishte i martuar ai

17:02 | 15 Prill 2023

Kanë dalur detaje rreth djalit që e privoi nga jeta nënën e tij në Pejë, ja sa herë ishte i martuar ai.

Një grua është vrarë në Pejë pasditen e së premtes, ka konfirmuar Policia e Kosovës. I dyshuari është arrestuar.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 16:00. Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë

Burime të Insajderit në kushte anonimiteti kanë treguar se i dyshuari Urim Hyseni ka qenë dy herë i martuar dhe i divorcuar.

“Nga fqinjtë sipas burimeve, është njohur si djalë i qetë dhe jo problematik. “Ky ka qenë dy herë i martuar dhe i ndarë. Nuk është njoft si djalë problematik. I urtë ka qenë shumë”.

Komento: