LAJMI I FUNDIT: Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

15:59 | 24 Prill 2023

Komiteti i Ministrave voton pro, aplikimi i Kosovës shkon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës për Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës, raporton Gazeta Express.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti e dha lajmin në Twitter, duke e quajtur këtë “moment historik”.

“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Ky është një moment historik shumëpalësh i rëndësishëm i arritur pas lobimit intensiv”, shkroi Ahmeti.

“Ne presim të bashkëpunojmë me Asamblenë Parlamentare dhe raportuesit e saj”, shtoi ai.

Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Ky institucion do të përgatisë raportin dhe mendimin e saj.

Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Kjo mund të shqyrtohet në qershor ose tetor.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.

Komento: