‘Çmendet’ Milan, ofron 300 milionë euro për transferime, për ta bindur trajnerin e madh

17:18 | 08 Prill 2019

Pronari i Mialnit ka hapur ‘thesin me para’.

Ata kanë vënë në dispozicion 300 milionë euro për transferime.

Andaj, trajneri i ri Milanit do të ketë para të mjaftueshme për të sjell në San Siro lojtar të rinj.

Mauricio Pochettino është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për të marrë përsipër Milanin sezonin e ardhshëm.

The Mirror raporton se trajneri argjentinas është kontraktuar me Spurs deri në vitin 2023, por sipas tabloidit britanik, Rossonerët janë të vendosur ta angazhojnë atë për të zëvendësuar Gennaro Gattuso për sezonin 2019/20, përcjell ORAinfo.

Drejtori i ri i Milanit, Ivan Gazidiz planifikon të ofrojë Pochettino një buxhet transferimi prej 300 milionë eurosh, një shumë që duhet të bindë “Poch” për të ndryshuar planet e tij në Londrën e Veriut për të lëvizur në Milano.

Klubet si Real Madrid dhe Manchester United kishin qenë gjithashtu të lidhur me punësimin e menaxherit, por të dy klubet kanë konfirmuar kohët e fundit menaxherin e tyre përkatës për sezonin e ardhshëm.

Milan, nga ana tjetër, mund të kërkojë një trajner të ri pavarësisht se si do të përfundojë beteja e tyre për një vend të Ligës së Kampionëve.

Sipas raporteve në Britani të Madhe, Pochettino është tani një nga kandidatët për punën e Milanos së bashku me Antonio Conte. /ORAinfo/

Komento: