
Qendër mbrojtësi duhet të zgjedh mes Chelseas dhe Evertonit.
Francezi Kurt Zouma, i cili aktualisht paraqitet si i huazuar tek skuadra e Everton, i takon skuadrës nga Londra, Chelsea.
Francezi duhet të vendos nëse dëshiron të vazhdoj të luajë si i huazuar, apo do të kthehet tek ekipi ‘amë’.
“Nuk e di akoma. Ne kemi edhe pesë ndeshje për të luajtur dhe pastaj do të shohim” ka thënë lojtari i pyetur nga ‘Goal’ për të ardhmen e tij.
Zouma shihej si e ardhmja e mbrojtjes së Chelsea, madje edhe i kombëtares së Francës, por një lëndim në gju e ngadalësoi ritmin e tij.