
Para ndeshjes me porton, Van Dijk ka bërë një paralajmërim për bashkëlojtarët e tij.
Liverpool dhe Porto do të vihen përballë njëra tjetrës në kuadër të garave të Ligës së Kampionëve, në fazën çerekfinale.
Holandezi beson se skuadra e tij është favorite për të kaluar në gjysmëfinale, por ka thënë se nuk duhet nënvlerësuar portugezët.
“Mendoj se Liverpool si skuadër, nëse sheh gjithë sezonin dhe rezultatet, sidomos në ‘Anfield’, konsiderohen si favoritë” ka thënë Van Dijk, transmeton lajmi.
“Ne duhet ta shijojmë dhe të performojmë sa më mirë. E dimë se do të jetë e vështirë. Ne nuk duam të përjetojmë atë që përjetuam vitin e kaluar” ka thënë tutje ai.
Ndeshja mes Liverpool dhe Porto do të luhet të martën, me fillim nga ora 21:00.