Para ndeshjes me Tottenham, këto janë fjalët e Guardiolës

20:59 | 08 Prill 2019

Pep Guardiola ka folur para ndeshjes me Tottenham Hotspur.

Ai ka thënë se nuk pret aspak ndeshje të lehtë ndaj kësaj skuadre.

Manchester City do të ketë punë me skuadrën e Tottenham në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku shorti i ka vendosur përball njëra tjetrës në fazën çerekfinale.

Trajneri spanjoll ka thënë se skuadra e Tottenham është skuadër shumë e mirë në të gjitha repartet.

“Tottenham janë shumë të mirë me qarkullimin e topit, vrapimet prapa shpinës dhe janë të fortë fizikisht” ka thënë Guardiola.

“Ata janë të mirë në të gjitha repartet, luajnë mirë në ndërprerje dhe bëjnë rotacione të mira. Janë skuadër e mrekullueshme” ka thënë tutje spanjolli.

Guardiola me skuadrën e tij janë duke synuar që të fitojnë të gjithë katër trofetë në të cilat janë duke luftuar aktualisht.

Komento: