Rakitic merr këtë vendim për të ardhmen e tij

21:15 | 08 Prill 2019

Rakitic nuk shkon askund.

Zërat për largimin e Ivan Rakitic nga Barcelona po rriten çdo ditë e më shumë.

Lojtari po lidhet me një kalim të mundshëm në Serie A, tek skuadra e Inter ose tek ajo e Juventus.

Megjithatë, spanjollja ‘Sport’ shkruan se përkundër ofertave, mesfushori kroat do të qëndrojë tek Barcelona, transmeton lajmi

Ernesto Valverde dhe Josep Maria Bartomeu thuhet se dëshirojnë qëndrimin e lojtarit në ‘Camp Nou’ edhe pas këtij sezoni.

Mediet spanjolle kishin raportuar më herët se pikërisht trajneri Valverde në vazhdimin e kontratës së tij kishte kërkuar që skuadra ta mbante Rakiticin.

Kroati ka qenë pjesë kryesore në formacionin e Valverdes, duke qenë zgjedhja e parë në treshen e mesfushës.

Komento: