Griezmann tek Barca, Atletico po ia rrëmben yllin Interit

21:48 | 08 Prill 2019

Skuadra ka besimin se francezi do të qëndrojë në skuadër

Atletico Madrid duket se do të kryej dy lëvizjet më të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Skuadra madrilene duket se do të humb yllin kryesorë, Antoine Griezmann, i cili po lidhet me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Sipas ‘AS’, Atletico po konsideron sulmuesin Mauro Icardi, në rast se Griezmann ose Costa largohen nga skuadra, transmeton lajmi.

Skuadra ka besimin se francezi do të qëndrojë në skuadër, por gjithashtu janë të frustruar me Costan pas sjelljeve jo të hijshme në ndeshjen kundër Barcelonës.

Mbetet të shihet nëse Griezmann do të bindet nga Barcelona. Nëse po, atëherë Atletico Madrid do të hidhet në sulm për Mauro Icardin.

Komento: