Ndeshja ndaj Lazios, Gattuso vjen me një deklaratë të papritur

22:49 | 08 Prill 2019

Gattuso e konsideron si finale ndeshjen ndaj Lazios.

Trajneri i Milanos, Gennaro Gattuso, është i vendosur që t’i sigurojë skuadrës së tij një vend në Ligën e Kampionëve.

Lufta për një vend në top katërshen e Serie A është shumë e ashpër, me skuadrat si Roma, Atalanta, Inter e Milan të cilat luftojnë për një vend që siguron garat evropiane.

Skuadra e Milanos ka dështuar që të shënoj fitore në tri duelet e fundit në Serie A, kështu që Gattuso është në dijeni se kundër Lazios duhet dhënë maksimumi.

“Kundër Lazios do të jetë një finale: Nëse duam të kualifikohemi në Ligën e Kampinëve, ne nuk mund të humbasim. Ne na duhen pikët maksimale” ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.

“Jemi ndëshkuar disa herë nga disa gabime, por nuk duhet të jenë arsyetime, as për mua as për lojtarët” ka thënë tutje trajneri.

Skuadra e Milanos është në pozitën e katërt, me pikët e barabarta me Atalantan (52), kurse Lazio është në pozitën e 7 me 49 pikë.

Komento: