Përfundon ndeshja.
Chelsea ka arritur që të marrë tri pikë të vlefshme nga ndeshja që ishte e vlefshme për xhiron e 33.
Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri shënoi fitore me rezultatin 2:0 para tifozëve të vet, në përballjen kundër West Ham United.
Këtë fitore ‘blutë’ e Londrës e arritën vetëm falë ‘magjisë’ së dhuruar nga super ylli Eden Hazard, shkruan lajmi.
Ishte minuta e 24’ e takimit kur belgu vendosi që të driblonte gjithë mbrojtjen e West Ham për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Hazard shënoi edhe një herë në minutën e 90′ të takimit, për të vulosur fatin e ktij takimi.
Golat nga belgu në fund dolën të kishin vlerën e tri pikëve për skuadrën e Chelsea, pikë këto të cilat kanë rëndësi të madhe në garën për një vend që siguron Ligën e Kampionëve.
Chelsea tashmë numëron 66 pikë dhe pozicionohet në vendin e tretë, por ka një ndeshje më shumë sesa Arsenal, Tottenham dhe Manchester United.