Hazard ‘shokon’ Ronaldon

23:56 | 08 Prill 2019

Hazard e kalon Ronaldon me gola.

Hazard 85, Ronaldo 84 – belgu e ka lënë prapa portugezin pas dy golave kundër West Ham United.

Eden Hazard ka shkëlqyer për “Blutë e Londrës” të hënën mbrëma në “Stamford Bridge” ndaj skuadrës së West Ham United, shkruanExpress.

28-vjeçari shënoi dy gola në fitoren 2-0 të Chelsea ndaj ekipit të Manuel Pellegrini.

Hazard dhuroi spektakël për të gjithë të pranishmit në stadium te goli i parë në minutën e 24’ duke dribluar disa lojtarë para se ta dërgojë me lehtësi topin në portën e kundërshtarit.

Ai tregoi se është në një formë të lartë dhe shënoi edhe njëherë para se të mbyllet sfida, në minutën e 90’, për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këto dy gola, Hazard ka shkuar në kuotën e 85 finalizimeve në Premierligë me fanellën e Chelsea, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon, i cili nga viti 2003 deri më 2009, shënoi 84 gola në Premierligë me fanellën e Manchester United.

Komento: