Dridhët Juventus, i lëndohet ylli i madh para ndeshjes me Ajaxin

08:36 | 09 Prill 2019

Një lajm i keq për Juventusin para përballjes me Ajaxin në kuadër të çerekfinalës së Ligës së Kampionëve.

Juventus do të përballet me Ajaxin nesër (e mërkure) në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’ me shumë gjasë nuk do të mund të llogarisë në Giorgio Chiellinin, pasi ky i fundit ka pësuar lëndim në stërvitje, përcjell lajmi nga Gazetta dello Sport.

Gazeta italiane ka bërë me dije se mbrojtësi italian është në dilemë të madhe nëse do të paraqitet ndaj Ajaxit, pas lëndimit të pësuar.

Chiellini nuk ka shumë kohë që është rikthyer nga lëndimi, gjersa duket se i është përsëritur po I njëjti lëndim.

Komento: