Sot bëhen 20 vjet nga Beteja e Koshares

08:44 | 09 Prill 2019

Ishte ndër betejat me të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri më 9 prill 1999 shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e Aleancës veri-atlantike NATO.

Rënia e kufirit Kosovë-Shqipëri kishte edhe rëndësinë juridike në të drejtën ndërkombëtare. Kjo pamundësonte kontrollin e forcave serbe mbi territorin që ndante në mes një komb, shuante ndikimin e dhunshëm shtetëror dhe integritetin territorial të pretenduar

Komento: