Lëndimi i Ronaldos, vjen lajmi me i fundit nga stafi mjekësor i Juventusit

10:33 | 09 Prill 2019

Cristiano Ronaldo ka marrë lajmin e madh.

Dy javë pas vuajtjes së një lëndimi me kombëtaren e Portugalisë, sulmuesi i Juventusit është rikuperuar në kohë për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.

Sipas Tuttosport, kjo është vetëm një formalitet. CR7 i ka siguruar mjekët dhe i ka bindur Allegri dhe ai do të jetë në fushë nesër mbrëma kundër Ajaxit, përcjell ORAinfo.

Ky është një lajm i madh edhe për tifozët e Juventus, të cilët shpresat me të mëdha për fitimin e Ligës së Kampionëve këtë sezonë i kanë pikërisht të Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë, problem për Juventusin janë shkaktuar pasi Giorgio Chiellini po vuan nga një lëndim dhe nuk pritet të luaj kundër Ajaxit.

Si rezultat, Daniele Rugani është gati për të zëvendësuar Chiellinin nëse është e nevojshme.

Emre Can, në anën tjetër, është pothuajse i sigurtë se do ta humbasë ndeshjen pas lëndimit të kyçit në këmbë kundër Milanit të shtunën. /ORAinfo/

Komento: