Ministri Bytyqi uron kosovarët për ditën e Kushtetutës

11:34 | 09 Prill 2019

Sot është 11 vjetori i Kushtetutës së Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Arsimti, Shyqiri Bytyqi ka thënë se Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura.

Sipas tij, njëmbëdhjetë vjet me parë edhe Kosova iu bashkua këtyre shteteve me këtë dokument, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike.

Ja postimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura. Sot njëmbëdhjetë vjet, edhe Kosova iu bashkua këtyre shteteve me këtë dokument, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike.

Ta respektojmë maksimalisht Kushtetutën tonë, sepse kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara!

Urime Dita e Kushtetutës!

Komento: