Bomba e ditës: Hazard po transferohet në Liverpool

11:51 | 09 Prill 2019

Vëllau i Eden Hazard, Throgan po transferohet në Premierligë.

Throgan Hazard pritet të largohet nga Borussia Monchengladbach me të përfunduar ky sezon.

Belgu ishte në këtë kaluarën pjesë e Chelseas, gjersa e kompletoi transferimin e tij sezone me parë te skuadra gjermane, përcjell lajmi.

Throgan Hazard është duke u kërkuar nga Liverpool, pasi Jurgen Klopp e njeh shumë mirë lojën e tij, pasi ishte përballur me të në Bundesliga.

Trajneri gjerman e dëshiron transferimin e belgut, pas 12 golave dhe 11 asistimeve të bëra në 29 paraqitje në këtë sezone te Borussia Monchengladbach.

Liverpool do t’i paguajë 40 milionë euro për ta transferuar vëllaun e dytë të Eden Hazard nga skuadra gjermane.

Komento: