Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton për në Bruksel

19:50 | 14 Maj 2023

Bislimi udhëton për në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel.

Ai gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillojë takim me përfaqësuesin e Serbisë në dialog, Petar Petkoviq.

Sipas njoftimit për media në këtë takim fokusi kryesor pritet të jetë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit. Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit.

Gjatë kësaj jave në Kosovë dhe Serbi qëndroi përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai nënvizoi nevojën për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa përsëriti se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vlerat evropiane.

Komento: