Bëhuni gati rossonerë, ylli i madh po zbarkon në “San Siro”

18:16 | 09 Prill 2019

Milani po kërkon të përforcohet për sezonin e ri.

Milan, njoftohet se kanë bërë kontakt për të nënshkruar yllin e Gremio, Everton, pasi klubi dëshiron ta transferojë lojtarin e 22-vjeçar në verë, përcjell ORAinfo.

Në sezonin e kaluar, Everton kishte shënuar dhjetë herë dhe kishte asistuar tri herë në 28 paraqitje për klubin. Këtë sezon, ai është shfaqur tri herë në Copa Libertadores, duke shënuar një herë.

MilanNews deklaron se AC Milan janë në kontakt të vazhdueshëm me rrethin e lojtarit dhe Rossonerët po kërkojnë të ulin tarifën për lojtarin, pasi ata nuk duan të shpenzojnë më shumë se 35 milionë euro për 22-vjeçarin./ORAinfo/

Komento: