
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj në një intervistë për lajmi. net ka hedhur akuza në drejtim të bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu.
Dedaj ka thënë se Sadriu nuk e përfaqëson Kosovën dhe ai është dashur të shkarkohet kur ka deklaruar se mediat janë ndërmarrje e përbashkët kriminale.
‘’Prindon Sadriu nuk përfaqëson Kosovën, ai ka thënë për mediat janë ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe për këtë është dashur të shkarkohet, ai është person i parëndësishëm’’ ka thënë Dedaj.
Më tutje Dedaj ka thënë se sa ka qenë ai ambasador në Shkup , bashkëshorti i Osmanit ka punuar si këshilltar por që ai nuk ka banuar fare në Shkup e nuk ka shkuar fare në punë por që pagën e ka marrë.
Për këtë arsye e shumë arsye tjera, Dedaj thotë se ai duhet të hetohet.