Një person zhduket në Gjakovë, familja nuk ka informata për të që tre muaj

10:48 | 18 Maj 2023

Zhduket një person në Gjakovë, familja nuk ka informata për të që tre muaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një personi në Gjakovë.

Sipas raportit policor, një person ka raportuar se vëllai i tij para tre muajve i ishte në vizitë dhe prej asaj dite nuk i dihet vendndodhja.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se diku rreth tre muaj më parë, vëllai i tij ka qenë në vizitë dhe pas asaj vizite nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: