Kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit flasin para takimit me ambasadorin amerikan

08:46 | 29 Maj 2023

A do të shkojnë në zyra? Kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit flasin para takimit me ambasadorin amerikan.

Ilir Peci, kryetar i Zveçanit ka konfirmuar se nga ora 09:00 do të mbajnë një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë. Zeqiri tha se takimi do të mbahet në zyrën e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se së bashku me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin janë duke udhëtuar me veturë për në Prishtinë për t’u takuar me amabsadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

“E kemi një takim me ambasadorin amerikan, jam në veturë bashkë me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin duke ardh ne Prishtine”, ka thënë Peci për Kanal 10.

I pyetur nëse sot do të shkojë në vendin e tij të punës, ai ka lënë të kuptohet se kjo do të vendoset pas takimit që do të zhvillojë me ambasadorin amerikan.

Edhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se fillimisht do të takohet me ambasadorin amerikan dhe më pas do të vendos nëse do të shkojë në zyrën e tij në objektin komunal apo jo.

Temë diskutimi pritet të jetë situata e tensionuar në veri dhe hapat e ardhshëm.

Ndryshe në tri komunat veriore, qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.

Komento: