Panik te Real Madridi, Benzema merr ofertë ‘të majme’ nga Arabia

17:13 | 29 Maj 2023

Karim Benzema ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite.

Benzema ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të këtij viti dhe rinovimi ende nuk ka ndodhur.

U raportua që ‘Topi i Artë’ do vazhdojë qëndrimin në ‘Bernabeu’, por gjerat mund të ndryshojnë.

Siç njofton ‘Relevo’, Real Madrid dyshon se Karim Benzema po vlerëson një ofertë saudite dhe po mendon të largohet nga klubi.

Ofertë nga Arabia Saudite përfshinë 200 milionë euro për dy sezone + të drejta imazhi, reklama, krijimi i shkollave për fëmijë.

Kjo ka shfaqur panik në kampin madrilen, pasi mund ta humbasin sulmuesin e tyre të vetëm që kanë aktualisht.

Komento: