Barcelona është gati të bëj një ofertë të çmendur për mesfushorin brazilian

21:25 | 29 Maj 2023

Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe do të lë një zbrazëtirë të madhe në mesfushën katalunase.

Kapiteni i gjigantit kataluans pritet të vazhdoj karrierën në një vend tjetër, derisa Barcelona tanimë ka nisur punën për ta gjetur zëvendësuesin e tij.

The Times ka raportuar se mesfushori brazilian i Newcastle United, Bruno Guimaraes është në krye të dëshirave të Barcelonës për ta zëvendësuar Sergio Busquetsin.

25-vjeçari ka një vit e gjysmë në Ligën Premier dhe ka qenë një lider i pakontestueshëm i Newcastle këtë edicion.

Megjithatë media angleze ka raportuar se katalunasit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për transferimin e brazilianit në Camp Nou.

Newcastle mund të pranojë ofertën prej 100 milionë euro për shitjen e Guimaraes në mënyrë që ta rregulloj bilancin e ‘Fair Play financiar’.

Reprezentuesi brazilian këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Komento: