Koloneli i KFOR-it: Ishte e qartë që pas protesuesve paqësorë në Veri fshiheshin grupe kriminale

12:21 | 09 Qershor 2023

Koloneli i KFOR-it, Andrea Gallijeni, në një konferencë për media ka folur për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Gallijeni ka thënë se pas vendosjes më forcë të kryetarëve të komunave nëpër objekte, ka pasur protestues paqësor që kanë kundërshtuar një vendim të tillë.

Megjithatë koloneli i KFOR-it ka thënë se ishte e qartë gjithashtu që pas protestuesve paqësorë ishin fshehur disa grupe kriminale të cilat vetëm provonin të sulmonin ushtarët e KFOR-it.

“Ishte e qartë se njerëzit po provonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë pas tyre ishin duke u fshehur disa grupe kriminale dhe vetëm provonin për të sulmuar ushtarët e KFOR-it”, ka thënë ai.

Ai tutje ka treguar për lëndimet që 30 ushtarët e KFOR-it kanë marrë si rezultat e sulmit nga protestuesit e dhunshëm.

Komento: