
Ambasadorët e Quintit nuk u shkojnë Kurtit e Osmanit në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit.
Ambasadorët e vendeve të Quintit e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.
Në këtë ceremoni, të organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk janë parë as krerët e opozitës, transmeton klankosova.tv.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë vetëm ambasadorët, ai i Zvicrës, por edhe i Arabisë.