Barcelona dhe Man Utd në luftë për super-lojtarin, Inter i do 100 milionë euro nga shitja

15:35 | 11 Prill 2019

Inter do t’i largojë disa lojtarë në sezonin veror.

Inter do t’i largojë disa lojtarë në verë, në mënyrë që të ketë financa të mjaftueshme për transferimet e reja.

Skuadra italiane është e gatshme të heq dorë nga Milan Skriniar, që është bërë cak i disa skuadrave, përcjell lajmi.

Inter kërkon 100 milionë euro nga shitja e mbrojtësi sllovak gjatë afatit kalimtar të verës.

Manchester United dhe Barcelona thuhet se janë në garë për transferimin e Milan Skriniar nga nerazurët.

Komento: