Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit: S’ka marrëveshje me Serbinë pa e pranuar të vërtetën e së kaluarës

17:17 | 11 Prill 2019

Ramush Haradinaj ka insistuar se nuk do të këtë marrëveshje me Serbinë pa e pranuar kjo e fundit të vërtetën e së kaluarës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përsëri ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë Vuçiq i cili ka mohuar mas.akrën e Reçakut.

Vuçiq në një deklaratë të tijën është shprehur se mas.akra e Reçakut është e fabrikuar nga William Walker, shkruan lajmi.

Ndërsa Haradinaj është shprehur se kjo zbulon realitetin e rrezikshëm të nacionalizmit serb.Ai gjithashtu ka shtuar se nuk mund të ketë pajtim në mes dy vendeve pa e pranuar të vërtetën e së kaluarës.

“Mohimi i mas.akrës së Reçakut nga presidenti Vuçiq zbulon realitetin e rrezikshëm të nacionalizmit serb. Nuk mund të ketë pajtim pa e pranuar të vërtetën e së kaluarës”, ka shkruar Haradinaj.

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Haradinaj ende nuk ka bërë asnjë hap drejt pezullimit të taksës 100 për qind për produktet e Serbisë.

Komento: