Milan dhe Man Utd në ‘luftë’ për yllin portugez

17:28 | 11 Prill 2019

Milan dhe Manchester United janë në garë për të nënshkruar me yllin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

24 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve këtë sezon. Ai ka luajtur në 27 ndeshje me Lisbonën këtë sezonë, duke shënuar 15 herë.

Lajmet nga italia thotë se Rossonerët janë aktualisht përpara ‘Djajve të Kuq’, por United ende vazhdon të qëndrojë në garë për Fernandes, përcjell ORAinfo.

Raportohet se Milani ka bërë kontakt joformal për Fernandes, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

Për shkak të gjendjes së keqe financiare të Sporting-it, klubi do të pranojë tarifa më të ulëta për mesfushorin portugez.

Mbetet të shihet se cili ekip do t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit në sezonin e ri. /ORAinfo/

Komento: