Leposaviq, sulmohet rëndë edhe vetura brenda së cilës ishte ministri i Kurtit

15:57 | 16 Qershor 2023

Sulmohet rëndë edhe vetura brenda së cilës ishte ministri i Kurtit në Leposaviq.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vizituar sot komunën e Leposaviqit ku është takuar me kryetarin, Lulzim Hetemi.

Në momentin që vetura ka dalë nga oborri i objektit të komunës, është sulmuar me ngjyrë e gurë nga protestuesit që ishin të pranishëm aty.

Pamjet janë publikuar nga mediat lokale atje.

Komento: