
Derbi i dyfishtë për firmën e Milinkovic-Savic.
Dy klubet e Manchester-it dhe dy klubet e Milanos raportohet të jenë në garë për firmën e mesfushorit të Lazio-s Sergey Milinkovic-Savic.
Serbi është përfolur për një largim nga të kaltrit gjatë muajve të fundit madje edhe Real Madrid ka shfaqur interes për të.
Tani thashethemet kanë nisur përsëri teksa Manchester City, Manchester United, Inter dhe Milan duke klubet më të interesuar.
Il Messagero thekson se do të ketë një derbi të dyfishtë për firmën e mesfushorit ofensiv, i cili nuk po kalon një sezon edhe aq të mirë te Lazio.