Juventus po nënshkruan me super talentin 19 vjeçar

22:25 | 11 Prill 2019

Skuadra e Juventus po mendon që ta blindojë talentin premtues të skuadrës, Moise Kean.

19 vjeçari ka regjistruar paraqitje fenomenale në ndeshjet e fundit me Juventus, duke qenë vendimtar në disa raste.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Juventus po përgatit ofertën për kontratën e re për Moise Kean, kontratë kjo që do të rriste vlerën e lojtarit, transmeton lajmi.

Kontrata aktuale e Kean skadon në vitin 2020, dhe ‘zonja e vjetër’ ka frikë se mund ta humb lojtarin nëse kontrata aktuale skadon.

Juventus po mendon që t’i vendos lojtarit një klauzolë prej 50 milionë eurove.

Kujtojmë se më herët skuadra e Juventus kishte refuzuar një ofertë prej 12 milionë eurove të ardhur nga Feynord.

Komento: