Edhe kandidatja e PDK-së për Mitrovicën e Veriut thotë se Hoxhiq e pengoi kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre

17:18 | 12 Prill 2019

Kandidatja e PDK-së për Mitrovicën e Veriut, ka thënë se Adriana Hoxhiq e pengoi kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre.

Kandidatja e PDK-së për të paren e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi ka reaguar për emërimit të Adriana Hoxhiq si ministre në MAPL.
Përmes një postimi në Facebook, Çaushi ka thënë se Hoxhiq më parë është rreshtuar krah Listës Serbe, raporton lajmi.net.

Sipas Çaushit, Hoxhiq e ka penguar edhe kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri të vendit.

Ky është postimi i plotë i saj:

Adriana Hoxhiq qenka emëruar sot nga Kryeministri Ramush Haradinaj si Ministre në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Zonja në fjalë në dekadën e fundit është rreshtuar si përkrahëse e Listës Serbe dhe bashkërisht kanë punuar në pengimin e kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre dhe rindërtimin e shtëpive të djegura. Me këtë emërim, i bëhet veç dëm Mitrovicës dhe Kosovës.

Komento: