E privuan nga jeta me pas e djegën, ky është vendimi për të dyshuarit e rastit në Skenderaj

19:07 | 12 Prill 2019

Kërkohet që të lihen prapagrilave dy të dyshuarit për rastin në Skenderaj

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e masës për dy të dyshuarit H.F dhe K.I nga fsh.Vajnikë i Skenderajt, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen veprave penale “Krim rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit H.F dhe K.I, me datën 08.04.2019, rreth orës 16.30 kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për ti fshehur gjurmët kanë djegur automjetin e markës Volksëagen Pasat ku gjendej trupi i viktimës.

Dy të dyshuarit janë prangosur ditën e enjte me datën 11 prill pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë dhe me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh.

Seanca për caktimin e masës pritet të mbahet para gjyqtarittë procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Komento: