Xhavit Haliti ia ndal mikrofonin Sveçlës: S’ki nevojë me ja përmend asaj martesën

20:22 | 12 Prill 2019

Deputetët e LVV-së lëshojnë sallën.

Një debat në mes deputetit të LVV-së, Xhelal Sveçla dhe kryesuesit Xhavit Haliti ka ndodhur në Kuvend.

Sveçla ka drejtuar akuza ndaj ministres së re Ardiana Hoxhiq, ndërsa Haliti ia ka ndal mikrofonin duke thënë se po ofendon me çështje familjare.

“Tash skandalet nuk duhet të mbulohen me veprime të tjera. Sot, ne u ballafaquam edhe me skandalin e radhës. Pas emërimit të Adriana Hoxhiq si ministre, shumë qytetarë të Kosovës në veri na kanë informuar për këtë skandal. Hoxhiq nuk është anëtare e Listës Serbe por është ideatore e politikave të tyre. Ajo, edhe pse e martuar me një burrë shqiptarë, jeton në veri të Mitrovicës”, ka thënë Sveçla, teksa fjalimin e tij e ka ndërprerë Haliti.

“Ju lutem mos e ofendo askënd personalisht. Nuk e kemi këtu Adriana Hoxhiqin. Të lutem, ndale fjalën. Ajo është grua dhe shtetase e Kosovës, s’kemi nevojë ne me ia përmend martesën e as fejesën”, ka thënë Haliti.

Pas kësaj deputetët e VV-së, kanë lëshuar seancën.

Komento: