
Kapiteni i Milanit Alessio Romagnoli foli para ndeshjes së nesërme të Serie A kundër Lazios.
Ai ka pranuar se e do Milanin, por që Roma mbetet shtëpia e tij, përcjell ORAinfo.
“Roma është shtëpia ime, e dua qytetin e Milanit është një qytet ku më pëlqen të jetoj unë mund të shkoj nëpër qytet pa probleme dhe gjithçka funksionon mirë .Unë mund të shkoj në çdo vend shumë shpejt por Roma është Romë “.

“GATTUSO – “Unë kam një marrëdhënie të mirë me të, jam përmirësuar me të, ai më ka ndihmuar shumë, ai është një person i drejtpërdrejtë, ai thotë gjëra në fytyrë dhe kjo është e drejtë. Ne shpresojmë të vazhdojmë me të “.
“Tifozët”- “Gjithmonë më jep gjithçka, dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre që më shtyjnë të bëj gjithçka. Ne kemi vetëbesim dhe ne mund të dalim nga ky moment duke punuar shumë”, ka thënë kapiteni rossonerë./ORAinfo/