
Roma njoftohet se kanë filluar negociatat me Antonio Conte për të angazhuar si trajner të sezonit të ardhshëm, duke qenë gjithashtu i lidhur me Interin dhe Milanin.
Trjaneri italian është aktualisht në mes të një beteje ligjore me ish-klubin e tij Chelsea, duke pretenduar se ata i kanë borxh deri në 10 milionë euro, që klubi i Premier Ligës nuk ka ndërmend të paguajë, përcjell ORAinfo.
Conte ka qenë prej kohësh i lidhur me një kthim në Serie A, pasi shefi i ish-Juventusit është i njohur të jetë në radar të Interit dhe Milanit.
Tani gazetat Il Tempo dhe La Repubblica pohojnë se Roma kanë bërë kontaktin e parë formal me Conte për të diskutuar kushtet e mundshme.
Giallorossi shkarkuan Eusebio Di Francesco muajin e kaluar dhe sollën Claudio Ranieri si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit. /ORAinfo/
