
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, me të cillin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend..
Ai përmes një postimi në Faceboko ka thënë se integrimin euroantlantik të Kosovës nuk guxon ta rrezikojë askush.
Krasniqi po ashtu gjatë këtij takimi tha se qasja e qeverisë me miq është e papranueshme për partinë e tij.
“Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara”, shkruan Krasniqi në facebook.