Përgjimet Kusari-Lila-Simiq, Krasniqi: Kurti ka punuar në të mirën e serbëve, Mimoza direktivat i merr nga ai

10:13 | 22 Korrik 2023
pergjimet-kusari-lila-simiq,-krasniqi:-kurti-ka-punuar-ne-te-miren-e-serbeve,-mimoza-direktivat-i-merr-nga-ai


Mediat publikuan javën e kaluar një video-incizim mes shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Këto përgjime, deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka cilësuar si nivel të ulët.

Ajo tha për Front Online se Kusari-Lila direktivat i merr nga kryeministri i vendit.

Krasniqi ka akuzuar Kurtin se ky i fundit po punon në të mirën e serbëve.

Ka qenë një nivel i ulët se po të njëjtit njerëz me qeveritë paraprake kanë biseduar me GP të Listës Serbe dhe LVV-ja i ka quajtur tradhtar. Me kauzat që ka ardh në pushtet Kurti çdo ditë po i shkelë këto. Nëse i analizojmë të gjitha se çfarë ka bërë Kurti i bie që ka punuar në të mirën e serbëve”.

“Duhet të jap dorëheqje ministrja e drejtësisë, kryeministri. Mimoza Kusari direktivat i merr nga kryeministri, është shqetësuese sa ka biseduar ajo me Simiqin e ndërsa neve si parti asnjëherë nuk na ka thirr me u dakorduar për pikat çka kanë pasur për marrëveshje ndërkombëtare apo diçka tjetër”, thotë ajo.

Komento: