Zjarri i madh në ETC në Klinë, flet Ramiz Kelmendi

10:24 | 22 Korrik 2023
zjarri-i-madh-ne-etc-ne-kline,-flet-ramiz-kelmendi


Afaristi i njohur dhe pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka folur rreth ngjarjes që ka ndodhur sot tek objekti i ETC-së në Klinë.

Kelmendi tha se para pak minutash e ka marr vesh ngjarjen nga shefi i sigurimit.

Kelmendi tha se zjarri ka ndodhur para se të hapet objekti për fillimin e orarit të punës.

“Vallai dhe mu më treguan pak më herët për ETC në Klinë. S’ka qenë e hapur marketi, pasi zjarri ka ndodh para se mu çel marketi. Shefi i sigurimit më tregoi që ka ndodh para orës 08:00. Nuk e di çka ka qenë shkaktari pasi para 10 minutave e mora vesh. Për momentin ende nuk kam shku në vendngjarje”, ka thënë Kelmendi.

Komento: