Deputetja e LDK-së: Kurti pas sanksioneve nga BE-ja e pranoi fajin e vet për veprimet në veri

10:38 | 22 Korrik 2023
deputetja-e-ldk-se:-kurti-pas-sanksioneve-nga-be-ja-e-pranoi-fajin-e-vet-per-veprimet-ne-veri


Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka folur për Front Online lidhur me veprimet e kryeministri Albin Kurti karshi situatës në veri.

Ajo tha se pasi u godit Kosova me sanksione nga BE-ja, Kurti e pranoj fajin e vet.

“Çfarë ka ndodh në pjesën veriore ka qenë pa koordinimin e BE-së, ka qenë shumë shqetësuese për qytetarët se pjesa e veriut ka qenë si mbas lufte. Kurti e pranoj fajin që ka bërë por me vonës, pasi që kemi pas sanksione nga BE-ja”, theksoi ajo.

Deputetja Krasniqi thotë se zgjedhjet në veri i përkasin kryeministrit pasi qytetarët e kanë zgjedhur.

“Në vend se të ulemi të diskutojmë për njohje të reja, aplikim në organizata ndërkombëtare ne vetëm po sanksionohemi. Ne e kemi parë Kurtin që është pajtuar për deeskalimin e situatës tash edhe do të organizohen zgjedhjet e reja atje, ne po humbmi kohë dhe financa por kjo i mbetet Kurtit se qytetarët i kanë besuar, presim që kur ka zgjedhje të ndëshkohet pasi të gjitha parimet i ka shkelur”, u shpreh deputetja për Front Online.

Komento: