Mal i Zi/Dështon tentativa e tretë për ta anuluar njohjen e Kosovës

14:40 | 25 Korrik 2023
mal-i-zi/deshton-tentativa-e-trete-per-ta-anuluar-njohjen-e-kosoves

entativa e tretë për ta miratuar deklaratën për anulimin e vendimit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka dështuar.

Sikurse herën e kaluar parashtruesit e iniciativës, këshilltarët e koalicionit “Për të Ardhmen e Zetas” në Mal të Zi nuk janë paraqitur, raporton Gradski.me, përcjell KlanKosova.tv.

Seancën e kanë ndjekur vetëm këshilltarët e Malit të Zi Demokratik.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Zetas, Luka Kërstoviq, në nisje të seancës ka njoftuar se nuk ka kuorum, kështu që ai e ka shtyrë seancën për 27 korrik në orën 12:00.

Komento: