
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim që t’i autorizojë kryetarët e gjykatave që varësisht nga gjendja në objektet e Pallatit të Drejtësisë, të vendosin për reduktimin e punës, për shkak të temperaturave të larta.
Ky vendim thuhet se është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur së bashku me kryetarët e gjykatave.
“Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit është mbajtur me qëllim të diskutimit lidhur me situatën e krijuar në Pallatin e Drejtësisë, si pasojë e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri në 35 gradë celsius”, thuhet në komunikatën për media.