Deri në 10 minuta pritje te “Dheu i Bardhë”

09:11 | 26 Korrik 2023
deri-ne-10-minuta-pritje-te-“dheu-i-bardhe”

Ditëve të fundit është shtuar fluksi i mërgimtarëve që vijnë në vendlindje.

Ata shpesh përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Por, sot gjendja duket më e qetë.

Sipas Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pritjet në mëngjesin e së mërkurës janë më shumë se 10 minuta, tek “Dheu i Bardhë”, për të hyrë në Kosovë.

Ndërkaq në Merdarë, pritjet nuk janë më të gjata se deri në pesë minuta.

Gjendjen e pikave kufitare mund ta shihni KËTU.

Komento: