Vdes një 25 vjeçar në Drenas

09:26 | 26 Korrik 2023
vdes-nje-25-vjecar-ne-drenas

Të martën një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Policia është informuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas për një 25 vjeçar pa shenja jete.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

“Dje rreth orës 11:30, nga QKMF në Drenas,  kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, dhe viktima është një mashkull,  25 vjeç.    Aktualisht  policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Ahmeti.

Komento: