Rama: Paralelisht jemi duke punuar në ndërtimin e 100 rrugëve në Prishtinë

09:57 | 26 Korrik 2023
rama:-paralelisht-jemi-duke-punuar-ne-ndertimin-e-100-rrugeve-ne-prishtine

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i rrugës dhe trajtimi i kolektorit atmosferik në Zllatar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se paralelisht janë duke punuar në ndërtimin e 100 rrugëve të tjera të Prishtinës.

“Po vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në #kryeqytet. Këtë herë për banorët e Zllatarit nisëm me asfaltimin e rrugës dhe trajtimin e kolektorit atmosferik💦. Paralelisht jemi duke punuar në ndërtimin e 100 rrugëve të tjera në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Komento: